Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së AAK-së. Sipas Rasim Selmanajt, kjo ka qenë mbledhje e zakonshme.
Ai ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet gjithçka e qartë për formimin e qeverisë së re. Selmanaj ka shtuar se mbledhja konstituive mund të thirret javën që vjen.
“PAN i ka numrat dhe në këtë koalicion do të jetë edhe Lista Serbe edhe komunitete tjera. Ata nuk kanë vënë kushte”, ka thënë Selmanaj.
Ai nuk ka pranuar të thotë se kush janë këta deputetë që kanë pranuar të votojnë PAN-in. Për pak në një konferencë pritet të dalë edhe Ramush Haradinaj.
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë