Ish-deputeti dhe veprimtari i shquar, Rasim Selmanaj ka thënë se Gjykata Speciale sot duhet ti kërkoj falje Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.
Selmanaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se njihet që një jetë më Nasim Haradinajn duke treguar në pika të shkurta të kaluarën e tij në veprimtarinë kombëtare.
Postimi i tij i plotë:
“Sot Gjykata Speciale duhet ti kërkoj falje Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit!
Një arrestim i turpshëm i ‘drejtësisë’ ndërkombëtare që kishte ndodhur në shtator të vitit 2020, sot duhet që të lirohen Nasim Haradinaj e Hysni Gucati!
Më e pakta që sot duhet dhe presim të ndodh, lirimi i tyre dhe një kërkim falje nga ana e ‘Gjykatës Speciale’!
Çfarë ironie dhe padrejtësie. Në vitin 1981 ishte arrestuar dhe dënuar bashkë me pothuajse komplet familjen.
Në vitin 2020 me e pa arrestimin e Nasim Haradinajt është e rëndë e shokuese!
Veprimtaria athetare e Nasim Haradinajt nisë në vitet 80-ta e nuk ndalët deri në përfundim të luftës.
Një jetë me veprimtari e sakrifica, vuajte e persekutime!
Por, që kurr nuk e kisha besu që kjo mund ti ndodh në vitin 2020.
Se di ka po shkojmë????
Me 8 shkurt të vitit 1980 në Gllogjan kishim themeluar organizatën ilegale “Shqiponja”, Nasim Haradinaj, Mustafë Bajramaj, Sokol Mustafaj, Rexhep Mehmetaj e Rasim Selmanaj” shkruan Rasim Selmanaj në Facebook./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...