Rasim Selmanaj nga AAK ka reaguar ndaj statusit të deputetes së VV-së, Donika Kadaj e cila kishte komentuar zgjedhjen e Ramush Haradinajt si kryeministër.
Deputeti Selmanaj i ka kujtuar asaj kohën kur Beogradi kishe në plan të ekstradojë Ramush Haradinaj në Beograd, duke thënë se nuk e kupton arsyen se pse nuk i janë gëzuar zgjedhjes së Haradinajt si kryeministër.
Ndryshe, deputetja Kadaj ka thënë se me zgjedhjen e Haradinajt duhet urohet vetëm Beogradi.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Mirëmengjesi Donikë!
Sapo e lexova postimin tënd se duhet uruar Beogradi…..
Se sa është gëzuar Beogradi e din ti mirë e di edhe une…. po ta kujtoj se sa ishte gëzuar Beogradi kur nuk arriti ta ekstradoj Ramushin në Serbi nga Colmari i Francës nuk besoj se është gëzuar ma shumë mbrëmë!
Por sinqerisht spo mund ta kuptoj pse ju nuk jeni gëzuar pse Ramushi u zgjodh kryeministër!
Megjithate du me besu se Donika Kada është gëzuar, prandaj Urime juve dhe gjithë shqiptarëve për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryeministër! RS
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...