Selimi: Thaçi po përdor themelimin e ushtrisë për agjenda elektorale (VIDEO)

16:17 | 13 Mars 2017
Gita

Iniciativa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për dërgimin e projektligjit për FSK-në në Kuvend, mund të jetë më shumë agjendë elektorale, se sa iniciativë për funksionalizimin e këtij projektligji.

Kështu vlerëson deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ai në një intervistë për “Arbresh.info”, thotë se ndonëse kjo po proklamohet si iniciativë e të ashtuquajtur president i Kosovës, kjo nuk është iniciativë e tij.

“Është mirë që e ka shtyrë përpara, dhe do të duhej të ishte mirë që kjo shtyrje të ishte e sinqertë dhe në funksion të realizimit të këtij projektligji. Duket që nuk është kështu, por sido që të jetë, kjo iniciativë ka qenë shumë herët, që nga viti 2014. Edhe atëherë, por edhe tash VV do t’i mbështet ndryshimet kushtetuese për ta bërë FSK-në, Forcë të Armatosur”, është shprehur Selimi.

Sipas tij, edhe  në vitin 2014 nuk ka ndodhur krijimi i ushtrisë, por edhe tash duket se është shumë e vështirë me qasjen çfarë e ka nisur presidenti Thaçi ta bëj.

“VV, nuk mund të bëhet pjesë e skenarëve elektoral të Thaçit derisa ky projektligj të vijë në Kuvend. Pasi duket që edhe në 2014 edhe tash në 2017 Thaçi e ka më shumë për agjenda elektorale, pasi edhe atëherë, por edhe tash duket që do të jetë pak para zgjedhjeve”, thotë Selimi.

Ai, flet edhe për përmbajtjen e projektligjit të FSK-së./ Arbresh.info/ G. Lushi

Shpërndaje në rrjete sociale