Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka vizituar sot fshatin Korishë, në Komunën e Prizrenit, ku ka kërkuar nga institucionet lokale dhe qendrore që të sigurojnë vendin nga rrëshqitja e dheut, e cila po rrezikon banorët.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai ka shkruar se banorët rrezikohen çdo ditë, prandaj, duhet reaguar me shpejtësi, për të parandaluar, siç thotë ai, një ‘Restelicë’ edhe më të rëndë.
Ja postimi i plotë në ‘Facebook’:
Në Korishë të Prizrenit duhet me urgjencë të parandalohet një katastrofë natyrore. Aty, rrëshqitja e sipërfaqes se dheut po i rrezikon jetët, shtëpitë dhe pronat e qytetarëve të cilët janë të ekspozuar nga rreziku që mund të ndodh në çdo çast.
Institucionet lokale dhe ato qendrore duhet të reagojnë me shpejtësi para se të ndodhë një Restelicë edhe më e rëndë.
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...