Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot konferencë për media lidhur me çështjen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi, ka kritikuar ashpër faktorët qeveritarë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, pasi që sipas tij ata kanë manipuluar me çështjen e shqiptarëve atje.
E për bashkimin e shqiptarëve atje Selimi tha se deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete me shkrim, por vetëm me deklarata.
“Çështje e pazgjidhur dhe shpesh herë e manipuluar nga faktorët e ndryshëm qeveritarë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, mbetet gjendja e shqiptarëve ne Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Komunat Shqiptare janë në gjendje shumë të rëndë atje, ku kemi edhe zbrazjen e tyre, por në ndërkohë, Presidenti i Kosovës e ka përgatitur një rezolutë që do e sjell në Kuvend që ka të bëjë me shqiptarët Preshvë, Medvegjë, Bujanoc, por ne e dimë që ka rezoluta që janë votuar e nuk janë zbatuar.
Flitet për bashkimin e tyre por flitet në kuadër të një plani të shkëmbimit të territoreve, diçka që është e papranueshme dhe e rrezikshme. Deri më tani pavarësisht kontakteve me faktorët politik atje, e theksoj se asnjë marrëveshje e shkruar me ta nuk ekziston, është diçka e qëllimte. Asnjëherë s’kemi arritur ta kushtëzojmë çështjen e tyre në këto tre komuna. Kjo duhej të ndodhte në rrethana më të mira. Shqiptarët sërish mbeten nën presion dhe po vazhdon shpërngulja e njerëzve prej atje” tha Selimi
Deputeti Selimi, tha se Bashkimi i Kosovës me këto tre komuna nuk duhet t’i kushtoj me ndarje shtetit Kosovës.
”Duhet të ndodhë bashkimi i Preshevës ,Medvegjës dhe Bujanocit, por me Kosovën e bashkuar. Bashkimi i tyre nuk duhej ta kishte çmimin e ndarjes së Kosovës” tha Selimi
Nder te tjera, ai ka thënë se nëse çështja e Shqiptarëve atje, nuk kushtëzohet para dialogut me Serbinë, s’ka se si dialogu të sjellë rezultate për ta./Arbresh.info
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit