“Po të kishte zbatim të Kushtetutës pse duhet ky ligj, që të respektohet Kushtetua dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës. Ky ligj tenton ta shkelë Kushtetutën dhe paradoksalisht ta zëvendësojë atë. Kur dihet kush e ka sponsorizuar këtë ligj dihen edhe qëllimet”, ka thënë Selimi.
“Për aq sa ishin në sallë deputetë e mazhorancës më shumë se 10 herë na ftuan të jemi pjesë e këtij delegacioni. Pse po na ftoni se na doni kaq shumë? Natyrisht që jo. Ta zëmë se kaloi ky ligj dhe nuk po e leni Thaçin të vendosë për Kosovën. Edhe pas miratimit të këtij ligji kush do të takohet me Vuçiqin ju a Thaçi? Na tregoni si do ta pengoni? Ky delegacion është ‘backing vocal’ i Thaçit në bisedime.”
“A ka ndonjë ligj për raportet me Shqipërinë? Nuk ka. Nuk e di çfarë keni marrë yrysh që t’i shkoni Thaçi dhe Vuçiqi në tavolinë, një tavolinë që nuk do ta prekni kurrë.”/arbresh.info/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë