Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, ka thënë se koalicioni LVV-LDK do të ndodhë pa vonesa, dhe pas certifikimit të rezultateve pritet të formalizohet.
Ai ka thënë se deri me tash gjithçka ka shkuar mirë dhe vullneti për bashkëqeverisje është i dyanshëm. Ai ka thënë se nuk ka qenë dhe nuk është pengesë e një bashkëpunimi të tillë, siç ishte thënë për kohë të gjatë.
“Unë Rexhep Selimi, nuk jam kundër koalcionit me LDK-në, ata që e kanë thënë këtë kanë qenë të pasaktë”, ka deklaruar Selimi në RTK.
Sa i përket përfshirjes së Listës Serbe në qeveri, Selimi ka thënë se ka një situatë të re pasi që asnje subjekt tejtër politik i pakicës serbe s’ka marrë deputet, dhe duhet të respektohet Kushtetuta. “Do ta respektojmë Kushtetutën, por nuk do të lejojmë ndikim të Serbisë në Qeverinë Kurti, Lista serbe nuk do të ketë ndikim në Kosovë”, deklaroi Selimi.
Zyrtari i LVV-së ka ripërseritur qëndrimin se ndryshimi s’ka kuptim nëse Kryeprokuror i shtetit vazhdon të jetë Aleksandër Lumezi./Rtk/
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...