Kryetari i grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar të akuzojë qeverinë Hoti për dështim.
“Kryeministri Avdullah hoti është kryeministër butaforik , fjalë kjo që ka kuptim kushte e rrethana të jashtme, të krijuara në mënyrë të rreme për të mashtruar dikë, për t’u hedhur të tjerëve hi syve. Butafori mashtruese” tha Selimi.
Ai ka thënë se Kosova asgjë nuk ka fituar me marrëveshjet e arritura në SHBA, raporton Arbresh.info.
“Referuar deklarimeve, veprimeve të kreut të qeverisë ilegjitime nëse jo kryeministër ilegal do ta kishim quajtur kryeministër butaforik. Nuk ka ditë që nuk e thonë nga një deklarim, që pas disa ditëve del fallc. Thanë që po shkojnë për njohje reciproke, duke hequr dorë nga kjo, thanë se po shkojnë për marrëveshje e u kthyen me një letër të zotimeve të njëanshme e quajtën marrëveshje madje edhe Zajednicën e komunave serbe e quajnë Zajednicë amerikane”, tha Selimi,
Ndryshe, në Kuvend po diskutohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit