Dje rreth orës 19:30, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Naim Syla” në Bresje.
Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se si rezultat i një konflikti ka pasur të shtëna nga arma e zjarrit.
Ndërkohë që policia ka vazhduar me veprime operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes ka identifikuar të dyshuarit;
B. I, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A, M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, ka sekuestruar;
Një revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 9 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Ndaj të dyshuarve me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “Sulm” për tu proceduar më tej. /arbresh.info/

Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj