Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të ndara të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, të cilat janë zbuluar gjatë kontrolleve të realizuara në komunat Suharekë, Dragash dhe Leposaviq.
Në Shirokë të Suharekës, është arrestuar një i dyshuar pasi gjatë kontrollit fizik, tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 41.35 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Dragash, gjatë kontrollit tek një i dyshuar tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder dhe një pako rizlla. Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar lirimin e tij.
Rasti i tretë është raportuar në Leposaviq, ku gjatë një kontrolli në banesën e një të dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.
Real Madridi fiton derbin me Atletico Madridin, vazhdon luft...
Interi nuk di për fitore në Serie A – ndalet edhe nga Fioren...
I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person...
Tensione globale, ambasada e SHBA në Tiranë publikon njoftim...
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marri...
Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML