Mitrovicë në një aheng familjar sekuestrohen dy armë
Gjatë orëve të natës të datës 15 gusht 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kqiq.
Pasiqë Policia ka marrë informacione në lidhje me lokacionin se ku ka pasur të shtëna, njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit që kanë shtënë me armë janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuar, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ” Përdorim i armës” dhe ” Armëmbajtje pa leje”. /arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...