Policia e Kosovës ka sekuestruar, 25 motoçikleta në Pejë.
Siç njofton policia, pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba, ndërsa plani operativ “Motoçiklistër kundërvajtës” u realizua më 8 maj.
“Nё kёtё plan i cili do tё vazhdojë tё implementohet edhe nё ditët nё vijim. Me datë 08.05.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: 25 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”, njofton policia.
Policia, njofton se do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”./Arbresh.info/
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...