Fillimisht policia kishte ndalur një veturë rreth orës 23:15 të hënën në lagjen “Dardani”. Në veturë ishin tre persona, ndërsa te një nga ta u gjet sasi e vogël e marihuanës.
Më pas është ushtruar kontroll i hollësishëm i cili ka rezultuar me gjetjen e një bankënote në vlerë prej 500 eurosh tek i dyshuari i dytë, ka njoftuar policia që thotë se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për rrjedhën e hetimit dhe është kërkuar që të merret aprovimi nga gjykata për bastisjen e një shtëpie ku dyshohej për para të falsifikuara.
Pas sigurimit të autorizimit është kontrolluar një shtëpi në rrugën “Rrustë Kabashi” me ç’rast në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 458 bankënota 500 eurosh në vlerë 229000 euro.
Pas intervistës, i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...