Sekretari Parlamentar i Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij, Saathoff do të vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe inovativ në vend.
Sipas agjendës së paralajmëruar, në orën 14:30, e viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP), Prizren, ndërsa në orën 15:30 do të mbajë konferencë për shtyp.
Vizita e zyrtarit të lartë gjerman pritet të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në mbështetjen për inovacion, zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin e teknologjisë dhe sipërmarrjes.
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...