Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, këtë të mërkurë ka telefonuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, një ditë pasi ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Fola me presidentin e Serbisë, Vuçiq rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
“NATO-KFOR rri i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara”./arbresh.info/
Spoke to #Serbia’s President @avucic about tensions in northern #Kosovo. All sides must engage constructively in the EU-mediated dialogue, and solve differences through diplomacy. @NATO_KFOR stands ready to intervene if stability is jeopardised, based on its @UN mandate.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 3, 2022
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...