Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka demantuar sot fjalët e kryeministrit Ramush Haradinaj ku sipas këtij të fundit Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka dërguar shkresë zyrtare për Ligjin për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shkruan portali arbresh.info.
“Po ia kemi dërguar shkresën zyrtare”, ka thënë shkurt sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi për portalin Arbresh.info.
Ndonëse kryeministri nuk është i informuar për këtë apo ka ndonjë arsye tjetër, por, ai sot ka thënë para mediave se ende nuk e kanë marrë shkresën dhe nuk e dinë as përmbajtjen.
“Formalisht jo, por e di që na e ka dërguar. Por ende zyrtarisht s’e kemi marrë shkresën. Sekretariati i Kuvendit na çon neve. Ende nuk e dimë as përmbajtjen. E kam lut sot sekretarin tonë me shkuar me fol me sekretarin e kuvendit, me marrë jo zyrtarisht me pa çka na kanë dërguar. Procedurat e Qeverisë janë kështu. Kur vjen një kërkesë e këtillë, ne japim mendim. Atëherë disa ministri po e japin mendimin e vet. Bazuar në atë mendim, Qeveria ka kalon mendimin Parlamentit. Në këtë rast vendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, për shkak se ky është një mocion që buron nga Parlamenti. Megjithatë, Parlamenti e ka në pronësi këtë mocion, pasi buron nga Parlamenti. Por, Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat, që parashihen në këtë rast”, tha Haradinaj.
Kryesia e Kuvendit dje ka marrë vendim që iniciativa për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës./Arbresh.info/
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...