Ish-kryetari i kësaj partie, Fatmir Sejdiu nuk është lejuar të kandidojë për kryetar të kësaj partie.
“Këtë e kemi një shenjë të keqe, unë duhet të them se LDK ka qenë shtëpia ime por në këtë mënyrë kaq të keqe të organizohet një Kuvend në moment kur ne pritnim më dal të bashkuar. Pikërisht më këtë po dëmtohet besimi i elektoratit të Kosovës. Një gjë po ju them kam tentuar ditëve të fundit të kem kontakte më Kryetarin e anëtarët e Kryesisë por asnjëri nga anëtarëtnuk ka provuar të shoh asnjë konsensus për këtë. Për LDK-në po vendosin një grup i vogël. Është çështje e delegatëve të vendosin nëse do ta votojnë Isen apo jo”- ka thënë Sejdiu.
Ndryshe, para pak çastesh Isa Mustafa është bërë shef i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për kryetar të partisë. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/366452244017543/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...