Ndriçimi publik, qentë endacakë, mbeturinat, si dhe siguria nëpër shkolla, mbesin shqetësimet e qytetarëve të Prishtinës, të cilat sot u prezantuan në mbledhjen e Këshillit për Siguri në Bashkësi të Komunës së Prishtinës.
Përfaqësuesit e gjitha zonave në Komunën e Prishtinës, kanë treguar se gjatë këtyre dy muajve gjendja e sigurisë ka qenë e kënaqshme.
Komandanti i Policisë në stacionin qendër, Driton Imeri, ka treguar se ka pasur rënie të konfiskimit të automjeteve, ndërsa, për aksidentet ka treguar se gjatë dy muajve kanë qenë 27.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka potencuar se janë në procedurë të caktimit të lokacionit për Kishën Protestante, në mënyrë që të gjithë qytetarët e të gjitha feve të mund ta ushtrojnë besimin e tyre.
Kënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu tha se trajtimi qenve endacakë është problem nacional dhe jo vetëm komunal, andaj trajtimi duhet të jetë nacional, në të kundërtën nuk do të mund të evidentohen.
Meta: Dardanët po lartësojnë tërë kombin shqiptar
Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca K...
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë