Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu është regjistruar para pak çastesh si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sejdiu ka thënë pas regjistrimit se pavarësisht presionit, deputetët e AKR-së nuk do ta votojnë qeverinë e PAN-it, shkruan arbresh.info.
“Unë besoj që konfuzioni është tek disa palë të tjera e jo te AKR-së si subjekt politik. Vendimet tona do të jenë ato që i kemi marrë me koalicionin. Që nga fillimi përkundër tentativa e presionit, gjithmonë jemi deklaruar dhe mbesim besnik se s’do ta votojmë koalicionin PAN”, ka thënë Sejdiu.
I pyetur në lidhje me raportimet e djeshme në media se deputeti tjetër i AKR-së, Labinot Tahiri do ta votoj Kadri Veselin për kryeparlamentar, Sejdiu ka thënë se Tahiri është sqaruar për këtë./Arbresh.info.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...