Dardan Sejdiu i Partisë Socialdemokrate ka folur për çështjen e punësimeve familjare dhe partiake, të bëra publike kohëve të fundit.
Ai është tallur me deklarimet e deputetëve pas raportimeve për punësimet e familjarëve të tyre.
“Edhe ata boll transparent po janë me punësime. Po thojnë me mujt krejt i punësojmë”, ka thënë Sejdiu duke qeshur.
Sejdiu në Tv Dukagjini ka thënë se asnjëherë nuk ka punësuar asnjë familjar të tij, në asnjë pozitë.
Madje ka thënë se sa i përket punësimeve e konkurseve, Komuna e Prishtinës ka qenë më transparentja nga të gjitha.
Madje, shpeshherë Sejdiu thotë se janë marrë edhe shembull nga të tjerët.
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...