Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në AKR do të ketë figura të reja të cilat po vijnë vetëm që t’i përkushtohen popullit të vetë, dhe qeverisë së ardhshme.
Fokusi i fushatës së AKR-së, siç ka thënë Sejdiu nuk janë vetëm fjalët, por veprat.
“Qëllimi i AKR-së nuk është që të lexojnë faqe, por të japim një zgjidhje për qytetarët tanë sepse ata e meritojnë një qeverisje më të mirë”, ka thënë ai.
Sejdiu, ka thënë se nuk duan të bëjnë fushatë negative, as të japin raporte të Brukselit se në çfarë gjendje po jetojmë, por duan që t’i japin shpresë popullit pa bërë hile.
“Askund nuk presim ndryshim 100%, por do të befasoheni për të mirë. AKR-ja do të jetë motor për qeverinë e ardhshme”, ka thënë ai.
Sejdiu ka thënë se edhe Vetëvendosja i ka dyert e hapura për bashkëpunim në qeverisje me AKR-në.
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...