Ministria e Punëve të Brendshme, me përkrahjen e OSBE-së ka mbajtur takimin e përvitshëm me kryetarët e komunave të cilët janë edhe udhëheqësit e Këshillave Komunalë për Siguri në Bashkësi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj tha me këtë rast se krijimi i një ambienti të sigurtë për qytetarët e Kosovës është një nga prioritetet e planit të punës së Qeverisë.
Sefaj tha se komunat duhet të themelojnë Këshillat Komunalë për siguri në Bashkësi, shkruan arbresh.info.
“Këto Këshilla përmes forumeve të sigurisë arrijnë t’i përçojnë zërat e grupeve të ndryshme rreth sigurisë. Funksionimi i këtyre forumeve ndikon edhe në formimin e besimit mes qytetarëve dhe të zgjedhurve e të tyre”, ka thënë Sefaj.
Ai ka bërë të ditur se sa i përket luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit, MPB është në fazën finale të krijimit të Divizionit për parandalimin dhe riintegrimin e personave të radikalizuar
“MPB është në fazën finale të krijimi të një divizioni të ri që do të thirret Divizioni për parandalim dhe riintegrim të personave të radikalizuar për personat e kthyer nga zonat e konfliktit dhe të kthyer nga burgu pas dënimeve të Gjykatës”, është shprehur ministri Sefaj.
Sipas tij, MPB me vendim ka themeluar një trup koordinuese ndërqeveritare që ka për detyrë menaxhimin e procesit të kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit./arbresh.info/
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...