Seanca e shqyrtimit ndaj tre të akuzuarve për rastin e Banjskës, B.S., V.T. dhe D.M. do të mbahet më 9 qershor, në ora 09:30.
Njoftimi u bë i ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Duke pasur parasysh numrin e madh të mediave dhe monitoruesve të interesuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore, ju kujtojmë se është e nevojshme që pjesëmarrja në seancë gjyqësore të bëhet me një kërkesë paraprake. Për njoftimin tuaj kjo masë është administrative dhe organizative dhe nuk përbën kufizim të të drejtës për qasje publike, po ashtu nuk ka për qëllim të kufizojë transparencën, por synon ta bëjë këtë qasje më efikase, të organizojë dhe mundësojë një pjesëmarrje të drejtë dhe të menaxhueshme për koordinim institucional dhe sigurim të rendit në objekt të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të
KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi...
Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...