Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar seanca e së enjtes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore u caktua më 22 korrik 2025.
Në seancën e 22 korrikut, do të diskutohet për ecurinë e çështjes në këtë rast, pasi mbrojtësi i viktimave ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve që kishte thirrur
Kryesuesi i trupit gjykues, Charles Smith III ka thënë se në këtë konferencë do të flitet për hapat procedural që të jetë gjithçka gati për konferencën e mbrojtjes që do të mbahet pas pushimit të verës.
Ndryshe gjatë seancës, kan dëshmruar ekspertet mjeko-ligjore Karin Duhne-Prinsen dhe Dr.Catherine Nicola Black.
Ekspertja mjeko-ligjore, Karin Duhne-Prinsen, ka thënë se Protokolli i Stambollit e njeh mundësinë e ekzagjerimit të simptomave të një personi për arsye personale ose politike.
Duhne-Prinsen ka theksuar se duke u mbështetur në literaturën mjekësore, personat që kanë qenë pjesë e ndonjë ndalimi kanë raportuar këtë formë traume e cila ishte shprehur nga viktimat përmes deklaratave të tyre, të cilat ato (ekspertet) i kanë analizuar dhe kanë nxjerrë konstatime.
Ndërsa, ekspertja Chatherine Nicola-Black ka thënë se në pjesën e parë të raportit kanë përshkruar se çka thotë literatura, simptomat që vijën prej traumës.
“Në pjesën e dytë të raportit kemi përshkruar simptomat që kanë raportuar viktimat pjesëmarrëse në këtë proces duke u bazuar në dosjet që na i kanë dhënë”, ka theksuar Black./rtk
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...