Më 23 tetor do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën do të diskutohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë.
Ndonëse në këtë seancë do të prezantohet raporti i UNMIK-ut, pritet që në fokus të jenë ngjarjet e fundit me theks të veçantë, agresioni i Serbisë në veri të Kosovës.
Pritet që në këtë seancë, Kosova të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti Aleksandër Vuçiq.
Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar çdo përfshirje.
Në Banjskë, një grup i armatosur i serbëve sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas sulmuesit u strehuan në manastirin në këtë fshat, prej ku vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përsëriti disa herë qëndrimin se për shkak të sulmit në Banjskë, Serbia duhet të sanksionet në mënyrë që, sipas saj, sulme të tilla të mos të ndodhin në të ardhmen./Reporteri
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...