As pas katër muajsh nga zgjedhjet, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet.
Sot nga ora 11:00, pritet të mbahet përpjekja e 28-të për zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit, mirëpo sinjal për zgjidhje të ngërçit nuk ka.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndonëse ajo nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme në asnjë nga përpjekjet e mëparshme.
Nga ana tjetër, partitë opozitare mbesin të palëkundura në qëndrimin se Haxhiu “nuk është figurë konsensuale” dhe kanë bërë të ditur se do të mbështesnin kandidatë tjerë të pranueshëm nga VV-ja, nëse kjo e fundit do të shfaqte gatishmëri për të lëvizur nga pozicioni aktual.
Por partia fituese vazhdon të theksojë të drejtën e saj për të propozuar kandidatin si subjekti i parë.
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë
Qeveria “Kurti 3” miraton marrëveshjen 90 milionë euro me Ba...
Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Arif Vladi dhe shumë ar...
Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popul...
Dixon: Gjykata duhet të ketë kujdes nga dëshmitë që ua dha S...
Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e viti...