Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Ambasadorja Jusufi e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ajo theksoi se Kosova mbetet partnere e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut me të cilën realizohen shumë projekte të përbashkëta, si në fushën e ekonomisë e tregtisë ashtu edhe në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe urimet dhe shtoi se Kosova do të punojë me të njëjtin përkushtim në intensifikim të marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë e Veriut në rrafshin politik, tregtar, ekonomik, e kulturor. Ai tha se ky përkushtim do të fillojë menjëherë me realizimin e një vizite zyrtare si dhe organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive, së shpejti.
Në takim u diskutua edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet si dhe procesin e vaksinimit.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...