Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, vizitoi sot Komunën e Skenderajt, ku u prit nga kryetari Bekim Jashari, me të cilët ka biseduar për aspektet zhvillimore të kësaj komune.
Haradinaj ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet zhvarrimi i dëshmorëve nga Polaci në kompleksin memorial në Marinë.Kryeministri Haradinaj tha se me kryetarin Jashari diskutuan për shumë projekte të kësaj komune, si Shtëpinë e Kulturës, Palestrën Sportive, ujin e pijshëm dhe Parkun e Biznesit.
Duke pasur parasysh kontributin dhënë për lirinë e atdheut dhe veprën heroike, flijimin heroik e legjendar të familjes Jashari, kryeministri tha se obligohemi të gjithë për këtë komunë.
Pas takimit Jashari tha se kanë diskutuar për shumë vështirësi që i ka komuna, për borxhet e mëdha të komunës, për Parkun e Biznesit, për gjendjen e shkollave dhe Shtëpisë së Kulturës. Haradinaj i dorëzoi Jasharit dekoratën “Viti i Skënderbeut”, në shenjë falënderimi për të rënët e familjes Jashari. Po ashtu edhe kryetari Jashari i dhuroi një dekoratë me fotografi të komandantit legjendar ‘Adem Jashari’, në shenjë falënderimi për punën që po bën kryeministri.
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...