Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar opinionin e gjerë e në veçanti konsumatorët, se pas problemeve, që janë shfaqur sot në mëngjes, si pasojë e një problemi teknik të shkaktuar në softuerin e sistemit të kogjenerimit, që kishte ndikuar në ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ngrohje, falë angazhimit të ekipeve tona janë tejkaluar problemet e paraqitura.
“Ekipet tona kanë punuar intensivisht për identifikimin, sanimin e këtij problemi si dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ngrohje.
Tanimë, sistemi i kogjenerimit është rikthyer në funksion. Kemi filluar me marrjen e sasive të para të avullit nga Termocentrali “Kosova B” për prodhimin e energjisë ngrohëse, e cila shumë shpejtë do të arrijë tek të gjithë konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin për media.
Është sezoni i katërt ngrohës, që prej funksionalizimit të sistemit të kogjenerimit dhe furnizimit me energji termike nëpërmes këtij sistemi, i cili ka funksionuar pa kurrfarë problemi deri më tani. Ky është problemi i parë i shfaqur deri më tani në sistemin e kogjenerimit, andaj shpresojmë në mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve tanë. /Telegrafi
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...