Zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci ka thënë se kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku do të kthehet shumë shpejt në punë.
“Besoj që shumë shpejt do të kthehet në punë pasi edhe zotëri Lushtaku ka nevojë që të pushoj dhe të jetë pranë familjes së tij”, ka thënë ai.
Koci, në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se lajmi për lirimin e Lushtakut nga burgu ishte i jashtëzakonshëm për familjen e tij dhe komunën e Skenderajt.
“Lirimi i z.Lushtaku është një lajm i jashtëzakonshëm për familjen e tij dhe ne si komunë. Ka qenë sfiduese udhëheqja e komunës së Skënderajt në mungesë të kryetarit Lushtaku. Jemi përpjkeur që të realizojmë ojektivat për të cilat na kanë votuar qytetarët e Skënderajt”, ka thënë Koci.
Sami Lushtaku bashkë me Sylejman Selimin dhe të tjerë kanë qenë të akuzuar për krime lufte./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1469473839784370/
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...