Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtaku ka udhëtuar për në Hagë.
Këtë udhëtim Lushtaku e ka bërë për të vizituar sh-bashkëluftëtarët e tij të luftës, ish-presidentin, Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin në Hagë.
Ai ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me dy persona të tjerë para ndërtesës së paraburgimit ku po mbahen Thaci e Veseli.
“Të fala nga Çlirimtarët!”, shkruan Lushtaku sipër fotografisë që ka postuar në Facebook.
Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë./arbresh.info/
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...