Partia Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Burojë, të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Në Burojë sonte u pa një mobilizim i jashtëzakonshëm i simpatizantëve të PDK-së.
Sami Lushtaku përmes një postimi në facebook ka thënë se kanë marrë përkrahje e zemer nga bashkëqytetarët.
“Në Burojën e Presidentit Hashim Thaçit, morëm zemër e përkrahje nga bashkëqytetarët tanë, për të rrugëtuar drejt fitores me 14 shkurt.
Uniteti e përkrahja nga të gjithë qytetarët drenicas është e jashtëzakonshme. Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në zemrat e mendjet e secilit prej tyre! SL”, shkruan ai./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...