Kryetari aktual i komunës se Skenderajt, Sami Lushtaku pritet të jetë kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të Skenderajt.
Burime të sigurta të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se tanimë është vendosur qe ish komandanti i UÇK-së, për zonën e Drenicës të kandidoj për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.
Këtë vendim nuk e ka pohuar dhe as mohuar Lushtaku.
Ky i fundit ka thënë se ndodhët në Shqipëri pasi ka një kontrolle shëndetësore dhe nuk është në dijeni për zhvillimet në Prishtinë.
“Për besë nuk e di. Unë jam në Shqipëri e kam një kontrollë shëndetësore. Kam disa probleme me zemër, dhe nuk e di për ndonjë vendim”, ka thënë Lushtaku për ‘Indeksonline’.
Megjithatë, nëse ky vendim zyrtarizohet ai ka bërë me dije se do ta analizoj fillimisht dhe pastaj do të vendos nëse do t’i hyjë garës ose jo për zgjedhjet e 22 tetorit.
Ndryshe, kandidat i mundshëm për kryetar të Skenderajt është përmendur edhe ish deputeti Nuredin Lushtaku dhe djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A