Dega e Partisë Demokratike në Skenderaj ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Për këtë qëllim edhe PDK në Skenderaj në udhëheqjen e Kryetarit Sami Lushtaku, kanë mbajtur takim.
Në hapje të këtij takimi Kryetari Sami Lushtaku tha para anëtarëve të Kryesisë së dëgës se dega e PDK-së në Skenderaj me angazhimin e të gjithëve duhet të fillojë sa më shpejt përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. Ai kërkoi nga pjesëmarrësit në takim formimin e Shtabit Zgjedhor, i cili do të udhëheqë me procesin elektoral.
Lushtaku u shpreh i bindur se PDK-ja do të vazhdojë të jetë parti e konsoliduar dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Me vendim unanim të anëtarëve të Kryesisë së degës u vendos që Shab Zgjedhor të jetë e tërë Kryesia e degës, ndërsa Shtabin ta udhëheqë Kryetari degës Sami Lushtaku. Gjithashu Kryesia ka vendosuar edhe për formimin e sektorëve specifikë në kuadër të Shtabit Zgjedhor, duke i ngarkuar secilit prej tyre detyra konkrete që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe udhëheqjen e procesin zgjedhor.
Në këtë takim është diskuatuar edhe për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për asambleistë të PDK-së në zgjedhjet lokale dhe për mënyrën e delegimit të tyre. Në këtë kuadër në lidhje me kriteret përzgjedhëse për kandidatët për asambleistë u vendos të informohen në një takim të veçantë edhe kryetarët e nëndegëve dhe seksione
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...