Avokati i Sami Lushtakut, Artan Qerkini ka thënë se vendimi për ndalimin e Lushtakut ishte jo i drejtë.
Në një prononcim për media, Qerkini ka treguar se atij i është konfiskuar telefoni mobil.
“Zotit Lushtaku vetëm i është konfiskuar telefoni mobil, njëjtë sikur herave të kaluara mendojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin sepse edhe zoti Lushtaku nuk e ka statusin e personit të dyshuar, edhe ëprkundër këtij fakti atij i është cenuar privatësia sepse i është marrë telefoni mobil dhe ne natyrisht se do të paraqesim të gjitha mjetet juridike në kohën dhe pranë organeve kompetente të dhomave të specializuara”, deklaroi ai.
Ai tha se nuk ka pasur paralajmërim për arrestimin e tij dhe nuk ka pasur urdhër për arrest.
Qerkini tha se Lushtaku nuk është i dyshuar, por vetëm i është konfiskuar telefoni mobil./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Specialja ndalon Sami Lushtakun, dërgohet në zyrat e EULEX-it
Specialja ndalon Sami Lushtakun, reagon Klinaku: Kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri