Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili përgjatë katër vjetëve të mandatit të tij gjendej në paraburgim, ka folur për gjendjen e Partisë Demokratike, të cilën ai e gjeti pas u lirua nga burgu.
Sami Lushtaku nuk e sheh me optimizëm rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit, duke përmendur faktin se PDK humbi shtatë mijë vota në bastionin e saj të cilin ai e drejton.
Kryetari i Skenderajt ka treguar arsyet që, sipas tij, PDK pati rënie në zgjedhjet e 11 qershorit, ndërsa ka shprehur se opozita është opsioni më i përshtatshëm që ai beson se PDK e ka para vetës. Edhe pse PDK, në kuadër të koalicionit PAN, këmbëngul ta krijojë qeverinë duke thënë se e ka siguruar shumicën parlamentare, Lushtaku nuk e mendon të njëjtën me PDK’në, duke bërë të ditur se ai preferon opozitën për partinë e tij.
Lushtaku fajëson selinë qendrore të PDK’së për shkak se, sipas tij, qendra e kësaj partie është distancuar nga qytetarët dhe nga terreni.Lëvizja Vetëvendosje është njëra ndër arsyet që kryetari i Skenderajt dëshiron që PDK të kthehet në forcë opozitare për të testuar VV’në në pushtet, përkatësisht sjelljet e kësaj të fundit në qeverisje.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...