Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut, Dardan Gashit, Endrit Shalës dhe tre personave tjerë për gjuajtje me armë nga dritarja e odës së Limajve, por të njëjtit nuk e kanë në duar ende aktakuzën.
Kështu ka bërë të ditur avokati i Ministrit të Diasporës. Arianit Koci thotë se klienti i tij, Dardan Gashi nuk ka marrë asnjë material nga prokuroria.
“Asnjë informacion unë si mbrojtës dhe klienti im, nuk e kemi lidhur me ngritjen eventuale të aktakuzës”, u shpreh Koci, të dielën për Gazetën Express.
Koci konsideron se në këtë rast Prokuroria ka bërë shkelje sepse sipas tij ngritjen e aktakuzës e kanë marrë vesh së pari të tjerët e pastaj i akuzuari dhe mbrojtësit.
“Praktika që për ngritje të aktakuzës t’a marrin vesh të gjithë e pastaj i fundit ta merr i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, është shkelje e rëndë ligjore. Kjo praktikë duhet të ndërpritet. Përndryshe, prokuroria e ka ngritur këtë aktakuzë duke e shkelur vet ligjin, e në dëm të të akuzuarve”, tha Koci.
Deri më tani asnjëri prej të akuzuarve nuk e ka dhënë asnjë koment sa i përket ngritjes së aktakuzës.
Hetimi ndaj tyre kishte filluar pas publikimit të pamjeve ku shihen zyrtarët e shtetit duke gjuajtur me armë. Kjo ndodhi kur Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, mblodhi miq e dashamirë në odën e tij në Banjë të Malishevës pas lirimit nga akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit. /Gazeta Express/
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin