Njohësi i çështjeve politike, Donik Salova ka thënë se nuk duhet të lejohet që në të ardhmen të përsëritet sjellja e ambasadorit spanjoll në NATO i cili sipas tij erdhi në Kosovë dhe fyeu popullin e Kosovës.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se Spanja mund ta mohojë shtetin e Kosovës nga Madridi, e mund të lobojë kundër saj ku të dojë, në BE, në OKB e në NATO, por po erdhi në Prishtinë për çfarëdo qoftë çështjeje duhet ta dije që ky vend nuk është as krahinë e Serbisë e as nën administrim të UNMIK-ut.
Statusi i plotë:
Qeveria e Kosovës nuk duhet asesi të lejojë që në të ardhmen të përsëritet dhe të kthehet në precedent sjellja e ambasadorit spanjoll në NATO, i cili erdhi në Kosovë dhe e fyu rëndë popullin e Kosovës duke refuzuar t’i njohë autoritetet shtetërore të Kosovës. Spanja mund ta mohojë shtetin e Kosovës nga Madridi, e mund të lobojë kundër saj ku të dojë, në BE, në OKB e në NATO, por po erdhi në Prishtinë për çfarëdo qoftë çështjeje duhet ta dije që ky vend nuk është as krahinë e Serbisë e as nën administrim të UNMIK-ut, por është shtet i pavarur dhe ka një qeveri që nuk drejtohet nga persona privat, por bartës të pushtetit legjitim. Autoritetet e Serbisë ambasadori spanjoll mund t’i takojë në Beograd e jo në Prishtinë. Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës, as pasaportat e saj, por nuk i duhet lejuar as Spanjes, ashtu sic nuk i lejohet Gjuriqit e Vulinit të vijnë në Kosovës e ta mohojë lirinë tonë. Të tillë ambasadorë nuk na duhen në Kosovë, se ata për interes tonin nuk vijnë në Kosovë, prandaj u duhet ndaluar hyrja. Njohja duhet të jetë reciproke. Pse ta njohim këtë ambasador, kur vjen këtu për të na mohuar? Tolerimini tij mund ta përshkallëzojë sjelljen e Greqisë, Rumanisë e Sllovakisë, të cilat pavarësisht se nuk e kanë njohur formalisht shtetin e Kosovës, kanë qenë në Kosovë dhe janë takuar më autoritetet qeveritare, të vetmet autoritete që mund t’i takojë dikush për të folur për Kosovën dhe interesat e saj!
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...