Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se janë ndarë 881 mijë 414 euro për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale.
Sallahu tha se këtij buxheti, paraprakisht i ka prirë Ministria e Drejtësisë me hartimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale, ligj ky që ka hyrë në fuqi më 25 shkurt të këtij viti.
“Këtë përgatitje për themelim dhe funksionalizim të kësaj Gjykate e kemi bërë brenda vitit të parë të qeverisjes, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë imanente të saj”, ka shkruar Sallahu.
Më tej, Sallahu tha se efikasiteti i Gjykatës Komerciale do të ndikojë pozitivisht në zgjedhjen e shpejtë të lëndëve, pas sipas tij, më herët një lëndë e natyrës komerciale ka marrë kohë mesatarisht deri në 5 vjet për t’u zgjidhur.
“Ky është vetëm njëri nga hapat që e dëshmon vendosmërinë tonë të palëkundur si qeveri për ta bërë shtetin ligjor dhe me ekonomi të zhvilluar përmes drejtësisë”.
“Prandaj, do të vazhdojmë të investojmë në drejtësi, në mënyrë që ligjshmëria, efikasiteti e efektiviteti të jenë parimet kryesore të organizimit tonë shtetëror e shoqëror”, ka shkruar Sallahu.
Kujtojmë se formimi i Gjykatës Komerciale ka qenë njëri ndër premtimet e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...