Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë vizitës në Japoni ka takuar arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, me të cilin kanë diskutuar detajet e fundit të projektit të Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit në Kryeqytet, të cilat do të krijohen brenda ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia” në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna e Prishtinës, përcjell Arbresh.info
“Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë, ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern. Ky është një projekt tjetër i madh drejt transformimit të Prishtinës.
Jam shumë i lumtur që vetëm se po hedhim hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme të kulturës që i kanë munguar Kryeqytetit tash e sa kohë. Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore. E kam premtuar dhe po e bëjë realitet”, ka deklaruar Rama.
Ndërsa, arkitekti Kengo Kuma, u shpreh falënderues për mundësinë e bashkëpunimit me kryeqytetin që të krijojë një super projekt me arkitekturë të veçantë, i cili do të plotësojë nevojat e komunitetit artistik vendor e ndërkombëtar.
Gjatë së enjtes, Rama u takua edhe me Taito Yamamoto, kryetarin e qytetit Chuo i cili gjendet në prefekturën e Tokios.
Me Yamamoto, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe këmbimin e përvojave artistike dhe kulturore.
Gjithashtu Rama u takua edhe me të parin e Qytetit Shibuya, Ken Hasebe, me të cilin biseduan për rritjen e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë informative./Arbresh.info/

Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...