Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sami Salihu, ka reaguar pas incidentit të sotëm me kryesuesin e Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina.
Salihu tha se nuk e ka sulmuar askënd me shishe.
Ai theksoi se reagoi vetëm për t’u mbrojtur.
“Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme”, tha Salihu.
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në reagimin e tij iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve.
“Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje”, theksoi ai.
“Unë do të vazhdoj të qëndroj drejt, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve që më kanë besuar. Askush nuk ka të drejtë të godasë pas shpine, dhe askush nuk do të më ndalë të punoj me përgjegjësi për Prishtinën”, deklaroi asamblisti i LDK-së Sami Salihu
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...