Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, e ka arsyetuar veprimin e Kryeministrit Isa Mustafa për mos dërgimin e Demarkacionit në Kuvend, pasi thotë se nuk janë votat për një çështje të tillë.
“Unë mendoj se kryeministri Mustafa po bën veprime të arsyeshme që nuk po e sjellë në Kuvend sepse ta sjellësh në Kuvend kur teknikisht shqiptarët nuk i kanë numrat e mjaftueshëm edhe po ta votojnë gjithë pa përjashtim shqiptarët e pozitës. Në çdo aspekt nuk është numër i mjaftueshëm për mbajtjen e seancës plenare për ta votuar edhe po ta votojnë të gjithë. Por tashmë është fakt se një numër i deputetëve edhe të PDK dhe LDK e kanë kundërshtuar dhe nuk ka asnjë mundësi reale që të kalojë demarkacioni”, tha Salihaj për Tribuna Channel.
Salihaj shtoi se me iniciativën e disa deputetëve të LDK’së, për ndryshimin e nenit të marrëveshjes së Demarkacionit mund të arrihet një konsensus dhe të mos ketë krizë politike në vend./Arbresh.info/
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...