Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas një fotografie që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka publikuar në Instagram, ku shihet harta e Kosovës me flamurin serb.
Berisha e ka dënuar ashpër këtë veprim të Vuçiqit, të cilin e ka quajtur “bastard të Sheshelit dhe Gebelsi i Millosheviçit”.
“Denoj me ashpersine me te madhe vendosjen e flamurit te Serbisë mbi harten e Kosoves nga bastardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftes dhe padronit te Zografit Bis, Presidentit te Serbomadhise Vuçiç si një provokacion te ulet dhe luftenxites”, ka shkruar Berisha.
Ish-kryeministri shqiptar i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që ta shpallin përgjithmonë person non grata Vuçiqin, ndërsa nga komunitetit ndërkombëtar ka kërkuar që ta dënoj këtë provokim armiësor.
“Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te deklarojnë përgjithmonë non grata ketë ultranacionalist te verbër serb. I bej thirrje komunitetit ndërkombëtar te dënoj ketë provokim armiqësor dhe luftënxitës te Serbomadhit Vuçiç”, shkruan Berisha në rrjetet sociale..
Denoj me ashpersine me te madhe vendosjen e flamurit te Serbise mbi harten e Kosoves nga bastardi i Sheshelit dhe…
Posted by Sali Berisha on Friday, March 19, 2021
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...