Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci në emisionin Frontal në Televizionin T7 ka deklaruar se i kanë ofruar disa herë të dëshmojë kundër disa personave që janë tash në krye të shtetit.
Geci thotë se gjatë kohës sa po gjykohej i kanë ofruar që të dëshmojë kundër tash presidentit, Hashim Thaçi, kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj e disa personave të tjera.
“Kundër Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Hashim Thacit, Kadri Veselit, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, më kanë ofruar të dëshmoj diçka”, thotë ai.
Tutje, Geci shton se nëse ai jepte dëshmi, i kishin premtuar se do të kishte benefite.
“Shiko me familje ku po do me shku, me i pas krejt beneficionit. Unë thojsha po du në Dubai, më thojshin okej edhe në Dubai, thojsha okej në Dubai të Dubravës”, deklaron ai, duke pohuar se asnjëherë nuk ka dëshmuar pavarësisht ofertave që i kishin bërë.
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...