Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës, ka njoftuar se qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të udhëtojnë pa viza, por e rëndësishme në këtë çështje është edhe afati i 3 muajve në pasaportë.
Sipas kësaj faqeje, pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.
“Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...