Sot po shënohet 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë. Këto sulme kishin filluar nga Aviano e Italisë.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton kishte dhënë urdhrin që të fillojnë bombardimet, transmeton Indeksonline.
Këto bombardime kishin zgjatur 78 ditë. Mediumi i njohur “AP” ka thënë se e gjithë kjo ofensivë e NATO-s kishte kushtuar 43 miliardë dollarë.
Bombardimet ndaj forcave ushtarake serbe u ndalën me 9 qershor pasi u arrit marrëveshja në Kumanovë. Nga ajo ditë, forcat serbe filluan ta lëshojnë Kosovën.
Kjo ndërhyrje e NATO-s cilësohet historike, pasi që ishte e para që nga themelimi i kësaj aleance ushtarake.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...