Sa ka shpenzuar Komuna e Prishtinës për dekorimin e shesheve? (Foto)

13:00 | 14 Dhjetor 2015
M. A.

Ndriçimi me drita në bulevardet kryesore të Prishtinës me rastin e festave të fundvitit është mirëpritur nga qytetarët e Prishtinë. Ata po e shijojnë bukurinë e këtyre dritave, e kjo shihet edhe në rrjete sociale ku qytetarët postojnë fotografi me fjalë miradije për autoritetet komunale, transmeton Arbresh.info.

Për dallim nga viti i kaluar këtë fundvit Komuna e Prishtinës dekorimin e qytetit e ka bërë në një koncept me ndryshe.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, në një prononcim për arbresh.info tha se këtë vit dekorimin e qytetit e ka bërë Kompania Lik Media Plus, që ka kushtuar mbi 67 mijë euro.

“Këtë vit për dekorimin e qytetit me bredha artificial dhe ndriçim e ka bërë kompania Link Media Plus, dhe ka kushtuar 18.360,00 € për bredha e 48.720,00 për ndriçim”, ka thënë ajo.

Përpos shesheve kryesore do të stolisen edhe shumë rrugë e Bulevarde të kryeqytetit si Bulevardi ”Dëshmoret e Kombit “, “ Xhorxh Bush”, “Bill Klinton”, rrugët: “Ukshin Hoti”, “Garibaldi”, “Luan Haradinaj”, “Migjeni”, “UÇK”, ” Rexhep Luci”, “Qamil Hoxha “. Në sheshin “Zahir Pajaziti” ,’’Nena Tereze‘’ , ‘’Skenderbe’’, e “Adem Jashari”.  Përpos  dekorimit  janë vendosur  dhe tre bredha. Bredha do të ketë edhe në hyrje të Veternikut dhe tek rrethi i  Spitali.

Gjithashtu këtë vit Komuna e Prishtinës organizon edhe Tregun e Fundvitit, ku në sheshin” Zahir Pajaziti” janë vendores 20 shtëpiza të drurit që do të ofrojnë produkte të ushqimit, pije të ngrohta, suvenire e kartolina punëdore për fundvit.

Miranda Mullafazliu tha se “Ky aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës në prag të festave të fundvitit që ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe prodhuesve me ide kreative”.

Furnizimin me shtëpiza për Tregun e Fundvitit e ka bërë kompania G&A Consulting&Progroup dhe ka kushtuar 39.840,00 €. Te gjitha këto shtëpiza mbetën në pronësi të  Komunës së Prishtinës, dhe do të përdoren edhe për aktivitete të tjera të organizuara nga Komuna e Prishtinës.

Tregu do të qëndrojë i hapur deri me 8 janar 2016, 7 ditë të javës prej orës 09.00 – 23.00./Arbresh.info

dekor1 img-0075 img-0064

dekor212274495_10154381038762166_4853680988043478980_n

Shpërndaje në rrjete sociale