11 festa zyrtare do të jenë gjithsej gjatë këtij viti në Kosovë, duke përfshirë këtu festat me karakter fetar dhe datat e shënuara shtetërore.
Në bazë të ligjit për festat zyrtare ditët e festave zyrtare janë ditë të lira me pagesë për të gjithë punëtorët e Kosovës, përveç kur është e rregulluar ndryshe me ligje tjera. Një ditë pune gjatë festave zyrtare kompensohet me një ditë e gjysmë pushimi ose në kundërvlerë në para, shkruan gazeta inFokus.
Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës, por që këtë vit kjo nuk do të jetë e nevojshme, sepse të gjitha festat janë në ditët e punës.
Kjo ka mundësi të ndryshoj vetëm te festat me karakter fetar të cilat mund të ndryshojnë sipas kalendarit hënor. E, në rast se ka ndryshime të tilla, Ministria do të jap një njoftim tjetër.

Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic