Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka bërë të ditura të dhënat e pjesëmarrës së qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Këto të dhënat përfshijnë pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se pjesëmarrja më e madhe e votuesve vërehet në Mitrovicën e Veriut.
“Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 28 votues apo 0.21 për qind, Zubin Potok 65 votues apo 1 për qind, Zveçan apo 0.41 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues që e kanë hedhur votën e tyre apo 1.05 për qind”, tha Elezi në konferencën e mbajtur për media.
Elezi tha se deri në këto momente procesi i zgjedhjeve po shkon mirë.
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...